Aktuale
Kryeqyteti pastrohet nga mbeturinat vëllimore, Rama paralajmëron gjoba për hedhësit
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar pastrimin e mbeturinave ndërtimore dhe vëllimore në rrugën “Mark Isaku”.
Me këtë rast, kryetari Rama ka bërë me dije se Inspekcioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë të angazhuar në luftimin e hedhjes ilegale të mbeturinave – në hapësirat publike.
“Masat ndëshkuese për shkelësit përfshijnë: gjoba dhe konfiskim të automjeteve që përdoren për transportimin dhe hedhjen ilegale të mbeturinave” shkroi Rama.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
“Pastrohen mbeturinat ndërtimore dhe vëllimore në rrugën “Mark Isaku”
Hedhja e mbeturinave ndërtimore dhe vëllimore në Kryeqytet është e ndaluar!
Inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë të angazhuar me të gjitha kapacitetet për të luftuar hedhjen ilegale të mbeturinave në hapësirat publike.
Masat ndëshkuese për shkelësit përfshijnë:
gjoba konfiskim të automjeteve që përdoren për transportimin dhe hedhjen ilegale të mbeturinave
Lokacioni i deponisë: https://maps.app.goo.gl/eYosamJËRL9rMte19?g_st=iëb në rrugën Qëndresa.
Nëse shihni qytetarë ose biznese që hedhin materiale ndërtimore, sanitari, mobilje, goma, xhama apo çfarëdo mbeturinash të natyrës vëllimore dhe ndërtimore në Kryeqytet, ju lutemi ta lajmëroni Policinë ose Inspekcionin e Komunës në 038 220985”
BASHKOHUNI NË DISKUTIM