Aktuale
Goditet anija turke e naftës
Anija turke e naftës “Altura” u godit nga një dron rreth 15 milje detare (28 km) larg Ngushticës së Bosforit në Stamboll, raportoi të enjten televizioni NTV, duke shtuar se të 27 anëtarët e ekuipazhit ishin të sigurt.
Anija me flamur të Sierra Leones ishte nisur nga porti rus i Novorossiysk me rreth një milion fuçi naftë të papërpunuar, sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve. Anija e naftës është nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar.
NTV-ja raportoi se një shpërthim ndodhi në bordin e anijes, në pronësi të kompanisë turke “Besiktas”, kur u godit nga një dron në Detin e Zi, dhe se dhoma e motorëve të anijes filloi të mbushej me ujë.
Anija kërkoi ndihmë, pas së cilës roja bregdetare turke dhe një anije e reagimit emergjent u dërguan në vendngjarje. Shtoi se nuk u raportuan të lënduar.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM