Aktuale
evroTarget: Fuqia BPO nga Kosova që po transformon tregun energjetik gjerman
evroTarget është një nga kompanitë më të specializuara në ofrimin e BPO-Services për sektorin energjetik gjerman, duke u dalluar për profesionalizëm, efikasitet dhe besueshmëri të lartë.
Falë këtij përkushtimi, kompania ka arritur të ndërtojë partneritete strategjike afatgjata me kompani gjigante evropiane, duke u pozicionuar si një partner i rëndësishëm në këtë industri.
Hamdi Malushaj, pronar i evroTarget, thotë se vitet e fundit kanë shënuar një rritje të qëndrueshme për evroTarget, me zgjerim të vazhdueshëm të ekipit dhe rritje të gamës së projekteve në Prishtinë.
“Një hap i rëndësishëm në këtë rrugëtim ka qenë viti 2025, kur kompania hapi edhe zyrën e re në Prizren, duke krijuar qindra vende të reja pune. Nga ky qytet historik, projektet tashmë realizohen për tregun gjerman, me synime të qarta për zgjerim edhe në tregun më të gjerë evropian”, thekson Malushaj.
evroTarget konsiderohet si një nga historitë më të suksesshme të shërbimeve të specializuara në sektorin energjetik, duke dëshmuar se ekspertiza vendore është plotësisht konkurruese me standardet ndërkombëtare.
Malushaj shtoi se evroTarget ka një vizion të qartë për suksesin e saj. “evroTarget ka vizion të jetë lider evropian me shërbime digjitale, me qendër të kompetencës në rajon, duke mundësuar tranzicionin energjetik në Evropë.
Përveç projekteve me kompani të mëdha evropiane, evroTarget i kushton rëndësi të veçantë edhe mirëqenies së punonjësve të saj. Benefitet për bashkëpunëtorët përfshijnë pagë konkurruese, sigurim shëndetësor të mbuluar nga kompania, ambient modern pune dhe mundësi të vazhdueshme për avancim në karrierë.
Me këtë qasje dhe vizion të qartë për të ardhmen, evroTarget po vazhdon të forcojë pozitën e saj si një nga liderët e BPO shërbimeve nga Kosova drejt tregut evropian. Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM