Aktuale
Shahini: Nëse bllokohet Ngushtica e Hormuzit, Lindja e Mesme mund të mbetet pa ushqim dhe bota pa energji
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se nëse bllokohet ngushtica e Hormuzit , Lindja e Mesme mund të mbetet pa ushqim dhe bota pa energji.
Sipas tij, një ndërprerje në këtë arterie nuk është thjesht krizë rajonale, është një tronditje globale.
Postimi i tij i plotë:
BOTA NË RREZIK NGA NJË NGUSHTICË E VETME
Nëse bllokohet Ngushtica e Hormuzit, Lindja e Mesme mund të mbetet pa ushqim… dhe bota pa energji.
80% e ushqimit për Lindjen e Mesme dhe rreth 20% e energjisë globale varen nga një korridor i vetëm strategjik.
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ngre shqetësim për një nga kërcënimet më serioze ndaj ekonomisë dhe sigurisë globale.
Sipas analizës së AKB-së: Mbi 80% e ushqimit për vendet e Lindjes së Mesme kalon përmes kësaj rruge,
Mbi 50% e ujit të pijshëm sigurohet nga desalinizimi, Rreth 20% e energjisë globale transportohet përmes këtij korridori jetik.
Një ndërprerje në këtë arterie nuk është thjesht krizë rajonale — është një tronditje globale. Pasojat do të ishin të menjëhershme,mungesë ushqimi dhe ujë i pijshëm në Lindjen e Mesme,rritje drastike e çmimeve të energjisë dhe destabilizim i tregjeve ndërkombëtare.
Sot, një pikë e vetme gjeografike mban në ekuilibër jetën ekonomike të miliona njerëzve.
AKB u bën thirrje institucioneve të diversifikojnë rrugët e furnizimit, të rrisin rezervat strategjike, të forcojnë sigurinë ushqimore dhe energjetike
Çdo përshkallëzim në këtë zonë mund të ketë pasoja të paparashikueshme për ekonominë botërore thot Agim Shahini kryetar i AKB-ës.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM