Aktuale
Policia shpallë në kërkim një grua, dyshohet se vodhi në një qendër tregtare në Ferizaj
Mar 25, 2026
10:12
Policia e Kosovës ka shpallur një kërkim një grua në Ferizaj, e cila dyshohet për vjedhje.
“Bazuar në autorizimin e prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, personi i dyshuar, fotoja e të cilës është publikuar, shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për kryerjen e veprës penale ,,Vjedhje” nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që ka ndodhur me datën 06.01.2026 në një qendër tregtare në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Çdo informacion lidhur me personin në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike info@kosovopolice.com, ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM