Aktuale
Ish-polici Rrecaj: Të gjitha stacionet policore janë në gjendje të rëndë
Kjo pas raportimeve për gjendjen e rëndë në të cilën zyrtarët policorë thuhet se punojnë dhe qëndrojnë.
Gazetarja e “Vox Kosova”, Doruntina Bylykbashi në emisionin “Ora Shtatë”, tha se pavarësisht ndarjeve buxhetore, investime në këtë kamp nuk janë kryer.
Ndërsa avokati, njëkohësisht ish-polic, Visar Rrecaj tha se zyrtarët policorë nuk i potencojnë kushtet e këqija, pasi siç tha ai, ata rrezikojnë jetën për sigurinë e qytetarëve.
“Sa i përket zyrtarëve policorë, deri te drejtori i përgjithshëm, ata nuk e kanë një të drejtë që me dalë dhe me thënë që ‘ne i kemi kushtet shumë keq’, ata e kanë për obligim me shërby, qoftë edhe me kushte të këqija, ata rrezikojnë jetën, dhe nuk dalin të thonë që kushtet i kanë të këqija”, tha Rrecaj.
Pos tjerash, ish-polici tha se gjendje e ngjashme është në të gjitha stacionet policore të Kosovës.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM