Aktuale
E rëndë në Gjermani: Nënë dhe fëmija 3 vjeçar nga Kosova humbin jetën tragjikisht në aksident
Mar 25, 2026
14:41
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Gjermaninë, ku një nënë dhe fëmija i saj, të dy me origjinë nga Kosova, kanë humbur jetën në një aksident tragjik trafiku në qytetin Schramberg, në rajonin Rottweil.
Sipas autoriteteve në Konstanz, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:20 të mëngjesit, kur një kamion i rëndë ka dalë nga kontrolli, dyshohet për shkak të një problemi shëndetësor të shoferit.
Kamioni fillimisht është përplasur me disa vetura të parkuara dhe më pas ka dalë në trotuar, ku ka goditur për vdekje nënën dhe fëmijën e saj që ndodheshin aty. Fatkeqësisht, të dy kanë ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të rënda, shkruan Bild.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM