Aktuale
“Dardanët” me apel për tifozët: Tubim i organizuar në Bratisllavë para ndeshjes së Kosovës
Mar 24, 2026
11:18
Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “dardanët”, ka bërë një thirrje publike për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në Bratisllavë për ndeshjen e radhës së ekipit kombëtar.
Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, e cila shihet si një hap i ri drejt ndërtimit të historisë së ekipit, interesimi i madh i tifozëve është vlerësuar si jashtëzakonisht inkurajues nga organizatorët.
Përmes një njoftimi zyrtar, “dardanët” kanë bërë të ditur se është caktuar një pikë takimi për të gjithë tifozët, pa dallim nëse janë pjesë e organizuar apo kanë siguruar bileta në sektorë të ndryshëm të stadiumit. Qëllimi i këtij organizimi është shmangia e lëvizjeve të shpërndara dhe krijimi i një atmosfere të përbashkët përkrahëse.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM