Aktuale
Punimet në hyrje të Ferizajit, Basha premton lirim të rrugës para ardhjes së bashkatdhetarëve
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha mëngjesin e sotëm e ka nisur me një vizitë në qytetin e Ferizaj.
Sipas një njoftimi ai bashkë me ekspertët dhe përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujit “Bifurkacioni”, kanë parë nga afër ecurinë e projektit të zgjerimit dhe rikonstruktimit të hyrjes së Ferizajt.
Sipas Bashës nga sot puna do të zhvillohet në dy turne për të përshpejtuar realizimin e plotë të projektit.
Postimi i plotë:
Mëngjesin e sotëm e fillova në terren, ku bashkë me menaxherin e kontratës, përfaqësuesit e punëkryesit, ekspertët dhe përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujit “Bifurkacioni”, pamë nga afër ecurinë e projektit të zgjerimit dhe rikonstruktimit të hyrjes së Ferizajt.
Me akterët diskutuam në vend të ngjarjes për të gjitha sfidat e hasura dhe përcaktuam qartë hapat në vazhdim për t’i tejkaluar të njëjtat pa vonesa të mëtejshme.
Nga punëkryesit kërkova angazhim më të madh dhe ritëm më të shpejtë të punimeve, me ç’rast nga tani puna do të zhvillohet në dy turne për të përshpejtuar realizimin e plotë të projektit.
Objektivi ynë është i qartë dhe do të bëjmë çmos që ta lirojmë urën për qarkullim, në mënyrë që të shkarkohet trafiku para ardhjes së bashkatdhetarëve, në mënyrë që fillimi i verës të jetë me qarkullim sa më të lehtë dhe funksional.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM