Aktuale
Irani hedh poshtë deklaratën e Trumpit: Përpjekje për të ulur çmimet e energjisë dhe për të fituar kohë për sulmet
Mar 23, 2026
15:21
Irani ka mohuar të ketë zhvilluar ndonjë dialog me SHBA-në, duke i hedhur poshtë pretendimet e presidentit Donald Trump si një përpjekje për të ulur çmimet e energjisë dhe për të fituar kohë për plane ushtarake.
Sipas agjencisë Mehr News, disa vende rajonale kanë ndërmarrë “iniciativa” për të ulur tensionet.
“Përgjigjja jonë ndaj të gjithave është e qartë, ne nuk jemi pala që e nisi këtë luftë dhe të gjitha këto kërkesa duhet t’i referohen Uashingtonit”, deklaroi Irani sipas raportimeve.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM