Aktuale
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, cakton rendin e ditës për seancën plenare
Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 09:00 për mbledhjen e radhës.
Në këtë takim fillimisht do të miratohet procesverbali i mbledhjes së kaluar, ndërsa më pas do të shqyrtohet rendi i ditës për seancën plenare të ardhshme.
Në fokus të diskutimeve pritet të jenë disa çështje të rëndësishme, përfshirë Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, si dhe projektligjet për Energjinë, Energjinë Elektrike dhe Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.
Gjithashtu, në rend dite janë edhe emërimi i tre anëtarëve në Këshillin Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, si dhe formimi i Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.
Në fund, Kryesia pritet të trajtojë edhe kërkesa dhe propozime të ndryshme.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM