Aktuale
Shoqërohen në Polici U.D Drejtoresha e ARBK-së dhe dy të tjerë
Mar 18, 2026
12:41
Tre zyrtarë të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), përfshirë ushtruesen e detyrës së drejtores, Igballe Rexha-Jashari, janë shoqëruar në Polici si pjesë e një aksioni të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, e cila ka bërë të ditur se intervistimi i zyrtarëve po zhvillohet në përputhje me ligjin.
“Po, e konfirmojme se jane duke u intervistuar ne Polici. Nderkohe Prokurori i shtetit eshte ne ndermarrjen e te gjitha veprimeve te parapara ligjore ne perputhje me ligjin ne fuqi.”, tha Shala.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM