Aktuale
Kuvendi mirëpret vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për heqjen e fusnotës për Kosovën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka mirëpritur vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr nga përdorimi fusnotën krahas emrit të vendit, “Kosovo*.
Këtë zhvillim, përmes një postimi në Facebook, kryeparlamentarja e quajti shumë të mirë dhe të shumëpritur,
Mes tjerash, Haxhiu tha se heqja, siç e quan ajo, e kësaj padrejtësie, përbën një hap të rëndësishëm përpara në fuqizimin dhe afirmimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.
“Republika jonë për një kohë të gjatë është përfaqësuar padrejtësisht në organizata ndërkombëtare me një emërtim të tillë jozyrtar, i cili erdhi si rezultat i dialogut të dikurshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Heqja e kësaj padrejtësie përbën një hap të rëndësishëm përpara në fuqizimin dhe afirmimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM