Aktuale
Protestojnë motoristët e “Wolt” në Tiranë: Po na zëvendësojnë me indianë, duan të na heqin se..
Një numër i madh korrierësh që punojnë për platformën e shpërndarjes së ushqimit Wolt kanë dalë në protestë masive në rrugët e Tiranës, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre dhe duke denoncuar uljen e tarifave të pagesës.
Madje sipas tyre ata dyshojnë se shteti po favorizon marrjen në punë të punetorëve të huaj të cilët ofrojnë shërbime nën kosto.
Korrierët kanë marshuar mbrëmjen e sotme me motorët e tyre në rrugët e kryeqytetit, duke rënë vazhdimisht borive në shenjë proteste, siç duket në pamjet e publikuara.
Kjo është hera e dytë që motoristët e Wolt dalin në protestë në Tiranë pasi edhe një vit më parë kanë tërhequr vemendjen tek kushtet e punës.
Protesta e parë u sfumua nga propaganda dhe PR i kompanisë që nderhyri kudo për të hequr cdo gjurmë të asaj proteste me raportime mediatike, me foto dhe me video megjithatë problematika mesa duket është mbarsur dhe ka vendosur të shperthejë duke treguar se asgjë nuk është zgjidhur dhe se problemet janë aty.
Mbrëmjen e djeshme motoristët e Wolt kanë dalë në rrugët e Tiranës në një protestë që ka pasur si qëllim masivitetin dhe tërheqjen e vëmendjes tek problematikat e kushteteve të tyre të punës.
Ata kanë paralajmëruar se protesten do ta avancojnë më tej me qëllim për të zgjidhur cështjet që kanë ngritur në fillim të reagimit të tyre protestues ndaj kompanisë.
“Eshtë bërë një protestë e madhe ku është treguar pakënaqësia dhe masiviteti i kësaj proteste që do të vijohet”, ka thënë njëri nga protestuesit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM