Futboll
Mbappe largohet nga Madridi, rikthehet në Francë për t’u rikuperuar!
Mar 02, 2026
13:40
Ylli francez Kylian Mbappe nuk është i kënaqur me mënyrën se si është menaxhuar problemi i tij në gju gjatë tre muajve të fundit nga stafi mjekësor i Real Madridit.
Mbappe ka shprehur pakënaqësi lidhur me trajtimin dhe procesin e rikuperimit, duke konsideruar se situata nuk është menaxhuar në mënyrën më të duhur.
Si pasojë, sulmuesi ka vendosur të udhëtojë drejt Francës për të vijuar rehabilitimin nën mbikëqyrjen e specialistëve të tjerë.
Lëvizja e tij ka ngritur pikëpyetje mbi gjendjen fizike të lojtarit dhe raportin me departamentin mjekësor të klubit madrilen, ndërsa pritet të shihet nëse ky vendim do të ndikojë në kohën e rikthimit të tij në fushë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM