Aktuale
Vdes ish-lojtari i Real Madridit dhe ish-trajneri i Spanjës
Apr 15, 2026
13:20
Ish-futbollisti i Real madridit, Jose Emilio Santamaria, ka ndërruar jetë sot në moshën 96 vjeçare.
Ai u bashkua me Real Madridin në vitin 1957, ku luajti për nëntë sezone, duke fituar 4 Kupa Evropiane, 1 Kupë Ndërkontinentale, 6 Liga dhe 1 Kupë Spanjolle, shkruan IndeksOnline.
Pas pensionimit, Santamaria e vazhdoi karrierën si trajner.
Ai filloi në akademinë e të rinjve të Real Madridit. Më pas ai drejtoi ekipin olimpik spanjoll në Lojërat Olimpike të Qytetit të Meksikos në vitin 1968 dhe në Lojërat Olimpike të Moskës në vitin 1980. Dhe në vitin 1982, ai mori drejtimin e ekipit kombëtar për Kupën e Botës.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM