Kosovë
Rritja e çmimit të biletave, Stacioni i Autobusëve: Është kompetencë e operatorëve privatë të transportit
Stacioni i Autobusëve ka reaguar sot pas raportimeve për rritjen e biletave të udhëtimit.
Stacioni i Autobusëve thekson se përcaktimi i çmimeve të biletave është kompetencë ekskluzive e operatorëve privatë të transportit.
“Në lidhje me raportimet e fundit në media për rritjen e çmimeve të biletave të udhëtimit, sqarojmë për opinionin publik se vendimi për përcaktimin e çmimeve të biletave është kompetencë ekskluzive e operatorëve privatë të transportit.
Stacioni i Autobusëve (SAP) nuk merr pjesë në vendimmarrjen për çmimet e biletave dhe nuk ka rol në përcaktimin apo ndryshimin e tyre. Prandaj, çdo ndryshim i çmimeve reflekton vendime të operatorëve të transportit, bazuar në politikat dhe kostot e tyre operative”, thuhet në reagim. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM