Kosovë
Zbulohen mallra të padeklaruar në pikën kufitare në Vërmicë në vlerë mbi 14 mijë euro
Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë mbi 13 mijë euro.
Në njoftim bëhet e ditur se në pikë kalimin kufitare në Vërmicë një automjet është paraqitur për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës dhe pas pyetjes nga zyrtarët doganorë nëse kishte mallra për deklarim, udhëtari është përgjigjur negativisht.
“Dogana në bashkëpunim me zyrtarin policor, automjeti është udhëzuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë. Gjatë kontrollit të realizuar në bagazhin e veturës, janë konstatuar mallra të padeklaruara me vlerë doganore (pa taksa): 13,877.32 euro, ndërkaq shmangie nga detyrimet doganore: 4,135.44 euro”, thuhet në komunikatë.
Dogana e Kosovës thekson se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke garantuar zbatimin e rregullave doganore dhe luftimin e ekonomisë joformale. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM