Kosovë
Komisioni për Legjislacion rekomandon kandidatët për anëtarë të KGJK-së për votim në Kuvend
Apr 15, 2026
20:29
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, pas përfundimit të intervistimit ka përzgjedhur gjashtë kandidatë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), të cilët do t’ia rekomandojë Kuvendit për votim.
Nga këta, dy kandidatë janë për zgjedhjen e një anëtari nga komuniteti shqiptar, ndërsa katër kandidatë janë për zgjedhjen e dy anëtarëve nga komuniteti serb.
Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se kandidatët e përzgjedhur janë: Bashkim Hyseni, Ilire Vitija-Bajraktari, Milena Djeriq, Zorica Petkoviq, Ivana Milenkoviq dhe Boban Aleksiq. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM