Kronikë
“Road Pool” – kapet drejtuesi i automjetit që voziste me 182 km/h, e kishte automjetin edhe pa regjistrim – pamje
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të planit operativ “Road Pool”, në autostradën “Dr Ibrahim Rugova” ka identifikuar një veturë të dyshuar, e cila në zonën e kufizimit 120km/h ka qenë duke lëvizur me shpejtësi rreth 182km/h.
Policia njofton se lidhur me rastin, për shkeljen e kryer ndaj shoferit janë ndërmarrë masa ligjore për ndalim drejtimit të automjetit për 3 muaj si dhe i janë shqiptuar pikë negative.
“Po ashtu për shkak të afatit të skaduar të regjistrimit të automjetit është bërë edhe konfiskimi i targave”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar që të ushtroj autorizimet e saj në mbikëqyrjen e komunikacionit rrugor, me qëllim të parandalimit të shkeljeve në trafik dhe parandalimit të aksidenteve. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM