Aktuale
Trump: Kina ka rënë dakord të mos i dërgojë armë Iranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se Kina ka rënë dakord “të mos dërgojë armë në Iran”, pasi i shkroi Presidentit Xi Jinping duke i kërkuar të mos e bënte.
Në një postim në Truth Social, Trump thotë: “Kina është shumë e lumtur që unë po e hap përgjithmonë Ngushticën e Hormuzit. Po e bëj këtë edhe për ta – dhe për botën”, shkruan BBC.
“Kjo situatë nuk do të ndodhë më kurrë. Ata kanë rënë dakord të mos dërgojnë armë në Iran”, shkruan ai.
“Ne po punojmë së bashku me zgjuarsi dhe shumë mirë! A nuk është kjo më e mirë se luftimet??? POR MOS HARRONI, ne jemi shumë të mirë në luftime, nëse duhet – shumë më mirë se kushdo tjetër!!!”
Të martën, Kina e quajti bllokimin detar të porteve iraniane nga SHBA-të “të papërgjegjshëm” dhe tha se kjo mund të “minojë” armëpushimin. Deri në bllokadën e SHBA-së, anijet kineze kishin qenë
ndër të paktat që arritën të kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze tha gjithashtu në një konferencë shtypi të martën se raportet se Kina po përgatitej të dorëzonte sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Iran ishin “plotësisht të fabrikuara”.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM