Aktuale
Sulmi në shkollë në lindje të Turqisë, Brahaj: Raportohet se ka viktima, i gjithë vendi është në tension
Një sulm në një shkollë fillore në Kahramanmaras ka ndodhur pak minuta më parë në lindje të Turqisë, ku raportohet se ka edhe viktima.
Sokol Brahaj ka dhënë detaje më të hollësishme lidhur me sulmin.
“Gjysmë ore më parë në Kahramanmaras në lindje të Turqisë, përsëri një sulm në një shkollë 9-vjeçare, pra një shkollë të fëmijëve, ku prefekti i Kahramanmaras i atij qyteti Muharrem Unuler thotë që kemi edhe viktima edhe të plagosur, por se sa janë ata nuk kemi të dhëna zyrtare, por është gjendje serioze ku Ministri i Arsimit dhe Ministri i Brendshëm turk tashmë kanë dalë për rrugë për ta ndjek nga afër këtë akt që ka ndodhur edhe dje edhe sot në dy qytete që nuk janë larg njëra-tjetrës. E gjithë Turqia tashmë është në një tension shumë të lartë”, tha Brahaj.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM