Aktuale
Qeveria miraton projektligjin për energjinë elektrike
Apr 14, 2026
16:37
Qeveria miraton projektligjin që përcakton rregullat dhe masat për sektorin e energjisë elektrike.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka pasur vetëm një pikë të rendit të ditës.
Në njoftim thuhet se është shqyrtuar dhe miratuar Projektligji për Energjinë Elektrike.
Sipas njoftimit, ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe masave për sektorin e energjisë elektrike, për të garantuar furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike, me çmime të përballueshme dhe transparente për konsumatorët fundorë, duke adresuar njëkohësisht caqet klimatike të vendit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM