Aktuale
Projektligji për Energji miratohet në Komisionin për Ekonomi
Apr 14, 2026
15:31
Me pesë vota pro, Komisioni për Ekonomi ka miratuar në parim Projektligjin për Energjinë.
Sipas Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ky projektligj synon të forcojë mbrojtjen e konsumatorëve dhe të harmonizojë sektorin energjetik me standardet e Bashkimit Evropian.
Megjithatë, gjatë diskutimit janë shprehur kritika nga deputetët e opozitës, të cilët kanë ngritur shqetësime për centralizim të kompetencave dhe dobësim të rolit të rregullatorit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM