Aktuale
NASA publikon pamje të reja të Hënes
Apr 14, 2026
10:07
Agjencia Hapësinore NASA ka shpërndarë disa imazhe të reja spektakolare nga misioni ‘Artemis II’, duke ofruar një pamje të pazakontë të Tokës dhe Hënës.
Imazhet, të realizuara më 6 prill, shfaqin një moment magjik kur Toka duket si një gjysmëhënë që “ngrihet” mbi horizontin e Hënës, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, një fotografi tjetër ofron një pamje të detajuar të anës së largët të Hënës, të cilën njerëzit nuk e shohin kurrë nga Toka.
Këto imazhe janë pjesë e përditësimeve të vazhdueshme që vijnë nga misioni Artemis II, i cili ka si qëllim rikthimin e njerëzve në orbitën e Hënës dhe hapjen e mundësive për eksplorime të mëtejshme të hapësirës.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM