Aktuale
Filmi propagandistik serb, Krasniqi: Serbia nuk po heq dorë prej narrativës së saj
Gazetari, Vullnet Krasniqi ka komentuar filmin e fundit propagandistik nga Serbia duke thënë se shteti fqinj nuk po heq dorë nga narrativa e saj.
Krasniqi tha se duke qenë se filmi ka aktorë amerikanë mund të krijohet perceptim i gabuar te shikuesi i cili nuk e njeh historinë e Ballkanit Perëndimor,
“Nëse një banorë në Evropë dhe nuk e njeh historinë në Ballkan dhe e sheh një film me punë të një regjisori amerikan e sheh që ka aktorë të Hollywood-it, për vete prej filmit e marr një ide se ashtu është. Filmi është njëri prej më të kushtueshmve për buxhetin e Serbisë, kështu që është një organizim shtetëror për me bë këtë film. Serbia e ka humb betejën në rrugën ligjore, Serbia nuk po heq dorë prej narrativës së saj, nëse po dështojnë nga ana ligjore po investojnë nga ana kinematografike”, tha Krasniqi.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM