Aktuale
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që i dha shumë vendit
Apr 07, 2026
13:49
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është ftuar nga dy motrat e Heroit të kombit Gaspër Karaqi, në Prizren.
Ajo u shpreh se ishte nder të qëndronte në një familje, që siç tha ajo, i ka dhënë shumë vendit.
“Dje në Prizren u ftova nga dy motrat e Heroit të kombit Gaspër Karaqi. Ishte nder të qëndroj në një familje që i dha aq shumë vendit, të bisedojmë me ta për të ardhmen e njëkohësisht t’i urojmë ditëlindjen nipit Erionit i cili e ka ëndërr t’i bashkohet Policisë së Kosovës dhe të vazhdojë kontributin e familjes për vendin tonë”, ka shkruar Osmani.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM