Aktuale
Kurti në Kuvend për takim me Abdixhikun, rinisin bisedimet për Presidentin
Apr 06, 2026
12:28
Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend, aty ku pas pak pritet të fillojë një takim i tij me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ky do të jetë takimi i parë për çështjen e Presidentit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila dha një afat prej 34 ditësh për zgjedhjen e shefit të ri të shtetit.
Gjykata Kushtetuese vendosi më 25 mars që Presidenti të zgjidhet në një afat prej 34 ditësh, duke e shpallur pa efekt juridik një dekret të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM