Aktuale
ShKShMK thirrje urgjente për kujdes pas reshjeve të borës
Pas reshjeve të fundit të borës, të shoqëruara me erëra të forta, është rritur ndjeshëm rreziku për ortekë në zonat malore të vendit.
Sipas njoftimit, rekomandohet që të shmangen aktivitetet e skijimit jashtë pistave të rregulluara, pasi rreziku për rrëshqitje të borës është i lartë në terrene të pa kontrolluara.
Po ashtu, bjeshkatarët këshillohen të mos lëvizin në faqe malore me pjerrësi 30° deri në 45°, zona këto që konsiderohen më të rrezikuara për formimin e ortekëve.
Apeli përfshin edhe shmangien e ecjeve pranë kreshtave ku krijohen strehë bore, si dhe evitimin e lëvizjes nëpër lugina që mund të jenë në trajektoren e ortekëve.
Autoritetet bëjnë thirrje që për çdo situatë emergjente qytetarët të kontaktojnë numrin kujdestar të ShKShMK: +383 49 840 228.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM