Aktuale
Deklarohet nëna e Eronës: Djali çdo ditë po e lyp nanën e vet, dhimbjen që ma ka kriju ky njeri nuk shërohet kurrë
Apr 03, 2026
13:03
Gjykata ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Valon Aliut, i cili u dënua me 25 vite burgim për vrasjen e Erona Coklit.
Menjëherë pas shqiptimit të dënimit, nëna e viktimës, Melihatja, ka dhënë një deklaratë rrëqethëse që preku të pranishmit.
Ajo u shpreh se asnjë dënim nuk mund ta shërojë plagën që ka lënë pas ky krim, sidomos për djalin e vogël të Eronës.
Djali çdo ditë po e lyp nanën e vet. Dhimbjen që ma ka kriju ky njeri nuk shërohet kurrë,” tha ajo para gazetarëve.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM