Aktuale
Nafta më e lirë në Slloveni se në Kosovë
Çmimet e derivateve të naftës vazhdojnë të jenë temë shqetësuese për qytetarët e Kosovës, sidomos kur krahasohen me vendet e rajonit dhe më gjerë në Evropë.
Së fundmi, një krahasim i thjeshtë me Slloveninë tregon një realitet që ngre shumë pikëpyetje: nafta në Slloveni është më e lirë se në Kosovë.
Aktualisht në Slloveni një litër naftë shitet me 1.80 cent derisa në Kosovë e ka tejkaluar këtë çmim.
Në një kohë kur standardi jetësor në Kosovë mbetet dukshëm më i ulët sesa në vendet e Bashkimit Evropian, çmimet e larta të karburanteve rëndojnë drejtpërdrejt mbi xhepin e qytetarëve dhe bizneset vendore.
Ndërkohë, në Slloveni – një vend anëtar i BE-së me paga më të larta dhe ekonomi më të zhvilluar – qytetarët paguajnë më pak për një litër naftë. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM