Kosovë
Kontroll në një objekt afarist – zbulohen dhe konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë mijëra euro
Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në zbatim te Urdhëresave lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, në asistim të inspektorëve te Administratës Tatimore të Kosovës dhe në asistim të Njësitit Anti-Kontrabandë të Doganave të Kosovës, për shkak të dyshimit për “Tregti e ndaluar” dhe “Kontrabandimi i mallrave”, ka ushtruar kontroll në një subjekt afarist dhe në një shtëpi banimi në Pejë.
Pas këtij kontrolli janë konfiskuar mallra në vlerë rreth 30 mijë euro.
Gjatë kontrollit tek subjekti afarist janë gjetur dhe konfiskuar:
Cigare elektrike – 684 copë,
Duhan i grirë – 1400g.
Shije për cigare elektrike – 94 copë,
Filtër për cigare elektrike – 1016 copë,
Shije për shisha – 8 kg.
Cigare të llojeve të ndryshme – 6675 copë dhe
Cigare PURO – 94 copë.
Ndërsa, gjatë ushtrimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar:
Cigare të kontrabanduara të llojeve të ndryshme – 38200 copë,
Filtër për cigare elektrike – 36200 copë,
Filtër për shishë elektrike – 853 copë.
Sipas vlerësimit preliminar nga zyrtarët e Doganës, mallrat e konfiskuara sillen në vlerën rreth 30 mijë euro.
Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj dy personave të dyshuar do të procedohet kallëzim penal, si dhe do të ndërmerren procedurat tjera ligjore të parapara për të tilla raste. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM