Aktuale
Ambasada e SHBA në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë në Shqipëri subjekte të lidhura me Amerikën
Ambasada amerikane në Tiranë u ka kërkuar qytetarëve amerikanë vigjilencë të shtuar, pasi siç thonë grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.
Në një postim të Ambasadës amerikane në Facebook thuhet se ata mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.
“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, thuhet në njoftim. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM