Aktuale
Të premten mbahet seancë për çmimet e naftës në Kuvendin e Kosovës
Apr 01, 2026
12:02
Me ftesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të premten do të mbahet një seancë parlamentare në Kuvendi i Kosovës, ku do të diskutohet për çmimet e naftës në vend.
Sipas njoftimit, qytetarët që kanë ankesa apo kërkesa lidhur me çmimet e naftës mund t’i dërgojnë ato përmes mesazheve ose edhe në adresën elektronike.
Në këtë seancë pritet të diskutohet për veprimet e Qeverisë lidhur me situatën aktuale të çmimeve, përfitimet që mund të ketë nga kjo gjendje, si dhe alternativat që do të ofronte një qeveri tjetër për menaxhimin e kësaj çështjeje.
Ky diskutim vjen në një kohë kur çmimet e derivateve vazhdojnë të jenë shqetësim për qytetarët në vend.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM