Aktuale
ATK: Fitimet nga lojërat e fatit duhet të deklarohen për tatim
Mar 28, 2026
20:42
Administrata Tatimore e Kosovës ka rikujtuar se fitimet e realizuara nga lotaritë, bastet, lojërat elektronike dhe aktivitetet e ngjashme konsiderohen të ardhura të tatueshme dhe duhet të deklarohen sipas legjislacionit tatimor në fuqi.
Sipas ATK-së, ky obligim vlen për çdo person që ka përfituar nga këto aktivitete, pa marrë parasysh shumën apo formën e përfitimit.
Institucioni thekson se fitimet duhet të raportohen si në rastet kur janë marrë në para, ashtu edhe kur janë përfituar në formë shpërblimesh.
ATK paralajmëron se mosdeklarimi i këtyre të ardhurave mund të sjellë pasoja ligjore, përfshirë gjoba dhe ndëshkime të tjera të parapara me ligj.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM