Aktuale
“Dardanët” fillojnë përgatitjet për Turqinë
Mar 28, 2026
11:02
Pas fitores historike 4-3 ndaj Sllovakisë, Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur përgatitjet për finalen e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Sot, “Dardanët” do të zhvillojnë stërvitjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:15.
Selektori i Kosovës, Franco Foda, pas ndeshjes me Sllovakinë, ka deklaruar se menjëherë do të përqendrohen te përgatitjet për sfidën me Turqinë, me synimin e kualifikimit historik në Kupën e Botës.
Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet të martën, më 31 mars, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM