Aktuale
Oda e Minierave përballë ministres Mimoza Kusari-Lila: Kërkohen reforma urgjente
Në një takim të zhvilluar në kuadër të Odës Amerikane në Kosovë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, përfshirë anëtarët Patron, patën mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me ministren e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, mbi çështje kyçe që prekin zhvillimin ekonomik të vendit.
Në këtë takim, një ndër temat kryesore që u ngrit me theks të veçantë ishte zhvillimi i industrisë minerare në Kosovë.
Kryetari i Odës së Minierave të Kosovës, Mentor Demi, theksoi nevojën urgjente për ndërhyrje institucionale.
Sipas Demit, proceset e licencimit, si dhe infrastruktura ligjore që rregullon këtë industri, përballen me sfida të shumta dhe kërkojnë reformim të menjëhershëm.
Në një postim pas takimit ai theksoi “Pata mundësi të mirë të ngris si çështje serioze dhe me rëndësi zhvillimin e industrisë minerare, licencimet dhe infrastukturën ligjore nga të cilat disa kan nevojë për reformim të menjëhershëm dhe në afat sa më të shkurtër”, ka shkruar Demi.
Në këtë takim me ministren Kusari-Lila, u diskutua edhe për reformat në përmirësimin e klimës së biznesit. Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM