Aktuale
A janë njohur Naimi me Granitin më herët? Kokalla: Pas takimit ma ka kërku numrin e tij
Mar 27, 2026
10:42
Kushtrim Kokalla, i akuzuar në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, është duke dhënë dëshminë e tij para trupit gjykues dhe mbrojtjes.
Kokalla ka folur rreth njohjes së Naimit me Granit Plavën.
Ai ka thënë se pasi ishin takuar me Naimin, ai i kishte shkruar në Whatsapp, dhe ia kishte kërkuar numrin e Granitit.
Nuk mund të them që nuk njihen se janë bashkëfshatar por nuk e di a janë taku më heret. Graniti edhe Naimi janë kojshi mes vete i kanë shpijat afër njëri tjetrit.
Masi kena ardh në shtëpi pas takimit, Naimi më ka shkrujt në whatsap ma ka kërkuar numrin e Granitit”.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM