Aktuale
“Nuk e ktheva kokën kur i dëgjova krismat”, çka deklaroi Naim Murseli pas aktit të vrasjes së Liridonës?
Mar 26, 2026
11:19
Po vazhdon senaca gjyqësore ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt.
Para trupit gjykues, Naimi deklaroi se Liridona i kishte kërkuar të ndalje në momentin kritike, për çka tha se e dëgjoi bashkëshorten dhe u ndal.
“Ajo ka thënë ndalu, ndalu, unë u ndala. Vendim i gabuar, po çka me bë”, u shpreh Naim Murseli.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku e pyeti të akuzuarin se a e kishte kthyer kokën prapa kur po ikte me fëmijët, për të parë nëse Liridona po i ndiqte nga pas.
“Jo nuk e kam kthyer. Kur e kemi dëgjuar krismën kemi ikur, kam menduar që në drejtim tonë ka gju”, tha Naim Murseli.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM