Aktuale
Tentohet largimi i billbordit të Thaçit dhe Veselit në Mitrovicë
Mar 25, 2026
15:18
Gazetari korrespodent i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku ka bërë të ditur se billbordi me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin u tentua të largohej në Mitrovicë.
Në emisionin “Kosova Today”, Boshnjaku tha se ky billbord nuk u largua dhe vazhdon të mbetet stoik në qytetin e Mitrovicës.
“Veteranët kanë dalë ne vendin ku ndodhet billbordi me figurat e Thaçit dhe Veselit, ku kanë penguar zyrtarët për ta larguar të njëjtin”.
I njëjti tha se çështja është zgjidhur paqësisht.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM