Aktuale
Rekord rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1 euro e 84 centë një litër
Rritja e çmimit të naftës në Kosovë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e ndjeshme, duke arritur sot deri në 1.84 euro për litër.
Ky nivel i lartë po ndikon drejtpërdrejt në buxhetin e qytetarëve, duke rritur kostot e përditshme.
Ndonëse, dje çmimi në bursë është ulur rreth 13%, në Kosovë kjo nuk është reflektuar dhe nuk ka sjell ndryshime në tregun vendor.
Si një vend që varet kryesisht nga importi, Kosova mbetet e ekspozuar ndaj luhatjeve në tregjet ndërkombëtare. Zhvillimet globale, veçanërisht tensionet në Lindjen e Mesme, reflektohen shpejt në çmimet vendore.
Për qytetarët, këto dinamika përkthehen në shpenzime më të larta në jetën e përditshme. Ndërkohë, ekspertë të ekonomisë kanë propozuar që, si masë lehtësuese, të pezullohet përkohësisht akciza për disa ditë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM