Aktuale
Tragjedi, futbollisti i ri rrëzohet dhe vdes gjatë një ndeshjeje
Mar 24, 2026
10:20
Futbollisti i ri kolumbian Santiago Castrillon (18), anëtar i ekipit të të rinjve Milonarios, vdiq në Bogota një ditë pasi u rrëzua gjatë një ndeshjeje në Kampionatin Kombëtar për lojtarë nën 20 vjeç, njoftoi klubi.
Siç u tha, ngjarja tragjike ndodhi të shtunën, më 21 mars, gjatë një ndeshjeje kundër Independiente Santa Fe, kur lojtari u rrëzua në fushë. Ekipi mjekësor menjëherë i ofroi ndihmë, pas së cilës ai u transferua urgjentisht në spital.
Castrillon u pranua në njësinë e kujdesit intensiv, ku ishte nën monitorim të specializuar kardiovaskular, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk u shërua dhe vdiq të dielën në mbrëmje.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM