Aktuale
E rëndë: 68-vjeçarja humb jetën në QKUK pas plagosjes në Majac të Podujevës
Një zhvillim i rëndë është konfirmuar nga ngjarja tragjike e ndodhur në Majac të Podujevës, ku njëra nga të plagosurat nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Miradije Gashi, 68-vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda nga arma e zjarrit, ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.
Ajo ishte plagosur brenda shtëpisë së saj, në një incident ku e dyshuara është Ardita Gashi, e cila paraprakisht dyshohet se kishte qëlluar për vdekje edhe Ilaz Brahimin.
Pas ngjarjes, e dyshuara kishte tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke mbetur e plagosur rëndë dhe aktualisht po trajtohet në QKUK.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është ricilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë janë duke vazhduar.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM