Aktuale
Haxhiu priti në takim drejtoren e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg
Mar 19, 2026
14:19
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.
Kryetarja Haxhiu vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të NDI-së për Kosovën, veçanërisht në drejtim të fuqizimit të rolit të Kuvendit dhe promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes qytetare.
“Bashkëpunimi ynë mbetet i rëndësishëm për thellimin e demokracisë dhe ndërtimin e institucioneve më të qëndrueshme”, theksoi kryetarja Haxhiu.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM