Aktuale
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Mar 19, 2026
09:52
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, si pasojë e reshjeve të borës që kanë përfshirë këtë zonë, vazhdon të jetë e bllokuar.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ky segment rrugor mbetet i pakalueshëm për të gjitha llojet e automjeteve në të dy drejtimet.
“Ju njoftojmë se rruga Pejë–PKK Kullë–Rozhajë dhe anasjelltas ende mbetet e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve. Për çdo risi do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.
Rruga u bllokua që nga paraditja e djeshme për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Në të njëjtën zonë, disa udhëtarë mbetën të bllokuar, përfshirë edhe një familje pesë anëtarëshe, e cila u evakuua nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM