Aktuale
LAJMI I FUNDIT: “Tre persona janë shoqëruar në polici” – detaje nga aksioni i Policisë në ARBK
Mar 18, 2026
10:21
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zbarkuar sot në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK).
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, një numër i madh i zyrtarëve policorë janë parë duke hyrë në këtë institucion, i cili funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Një burim i ka thënë Insajderit se deri më tani tre persona janë shoqëruar për të dhënë deklaratë në polici.
“Tre persona janë dërguar për të dhënë deklaratë në polici”, ka thënë ky burim.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM