Aktuale
Rrëzimi i kërkesës së SPAK për Ballukun, BE: Lufta ndaj korrupsionit është thelbësor për integrim
Mar 12, 2026
15:30
Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë kundër kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut.
“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë. Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE. Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM