Aktuale
Pas reagimeve të ashpra mbi lidhjet me Epstein, Bill Gates anulon samitin e inteligjencës artificiale në Indi
Feb 19, 2026
09:37
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, anuloi fjalimin kryesor që pritej të mbante në samitin për Inteligjencën Artificiale në Indi, vetëm pak orë përpara paraqitjes së planifikuar.
Bill & Melinda Gates Foundation, organizata filantropike e miliarderit, e justifikoi vendimin si një përpjekje për të siguruar që vëmendja të mbetet e përqendruar te konferenca, pa dhënë sqarime të mëtejshme.
Tërheqja vjen pas rikthimit të kritikave për marrëdhënien e tij me të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein, si dhe spekulimeve nëse kjo lidhje rrezikonte të errësonte misionin e përgjithshëm të fondacionit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM