Aktuale
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të rastit në Podujevë, ku dy grupe janë përleshur mes vete.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti|” në Podujevë më 04.01.2026 në ora 20:30, ndërsa është cilësuar si “armëmbajtje pa leje dhe lëndim i rëndë trupor”.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy grupe rivale pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovar. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre ku si pasojë ka plagosur dy nga të dyshuarit dhe viktimën”, thuhet në raport.
Dyshohet se në këtë rast kanë marr pjesë edhe tre persona të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar dhe gjenden në arrati.
Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy nga të dyshuarit tjerë kanë ikur nga vendi i ngjarjes. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM