Kronikë
Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj.
Rasti ka ndodhur në magjistralen Podujevë–Prishtinë, 29.12.2025 – 19:00.
“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh që i kishte rënë viktimës mashkull kosovar dhe në të sipas tij kishte para 800 € dhe dokumente”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari nuk ka raportuar askund gjetjen e parave.
Policia njofton se ai është identifikuar e arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Viktimës i janë kthyer portofoli me 500 euro para. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM